Të pathënat e autorit të librit “Alkimisti”

0
200

Paulo Coelho është një shkrimtar i famshëm brazilian i katapultuar në letërsi falë publikimit të suksesshëm të librit “Alkimisti.” Kaq i njohur është libri sa që ka shitur më shumë se 65 milion kopje dhe është përkthyer në 67 gjuhë, i njohur nga Libri i Rekordeve Guiness si libri i përkthyer në më shumë gjuhë i një autori të gjallë.

Në vitin 1974 Paulo dhe Gisa, e dashura e tij në atë kohë, u rrëmbyen dhe u morën në pyetje nga një njesi guerrile si të dyshuar për vepra kundër autoritetit diktatorial. Ajo që ndodhi  pasi u rrëmbyen mbeti një mister. Madje në vitin 2007 kur Paulo mbushi 60 vjeç, kishte ende shumë paqartësi për atë ndodhi.

Duke marrë parasysh suksesin e tij në fushën e letërsisë dhe statusin sot si shkrimtar i klasit botëror, është e çuditshme të mësosh që në fakt ka qenë një nxënës i varfër dhe jo shumë produktiv.

ASTL9014

Në vitet e fëmijërisë vihej në lojë nga moshatarët por mësoi të fitonte mbi ta duke u thënë histori të jashtëzakonshme për t’i mbajtur të zënë.

Ai ngriti shtëpinë e tij botuese, Shogun, me gruan e tij të tretë, Christine Oiticica dhe lançoi librin e parë në vitin 1982, një koleksion shkrimesh nga Coelho të quajtur Arkivat e Ferrit.

Dikur shkruante vargjet e këngëve të këngëtarit brazilian Raul Seixas.

Coelho jetoi në Portobello, Londër, për një vit gjë që e frymëzoi të shkruante librin “Shtriga e Portobellos.” Ndërkohë jetonte në një apartament të vogël me gruan, të dashurën dhe burrin e të dashurës.

Në vitin 1998 u bekua nga Papa Gjon Pali II, dora vetë.

Coelho është rehabilituar në një azil për trajtimin e të sëmurëve mendorë tre herë me kërkesë të prindërve: në vitin 1966, 1967 dhe 1986. Ishin të shqetësuar për sjelljen e tij të çuditshme, luhatje të theksuara humori dhe prirje drejt depresionit. Në këto ambjente iu nënshrua trajtimeve me elektroshok të cilat kanë dëmtuar kujtesën e tij afatshkurtër.

Burimet e materialeve për realizimin e librit “Jeta e një Luftëtari” janë të mbyllura në një sënduk për të cilën Coelho ka urdhëruar që të digjet pas vdekjes së tij. Megjithatë pas një sërë diskutimesh për një realizm biografie me Fernando Morais, Coelho i premtoi se do të kishte akses në të gjitha sekretet që mban brenda sënduku në shkëmbim të emrit të njeriut që e torturoi në Brazil. Gjithçka u zgjidh dhe rezultati është libri “Jeta e një Luftëtari.”

Ai publikon mesatarisht një libër çdo dy vite, por më e çuditshmja është që ka një ritual të pazakontë. Para se të shkruajë pret të gjejë një pendë të bardhë në Janarin e çdo viti që takon të jetë numër tek.