Të ndihmojmë Murlanin të ecë përsëri!

0
458

Nga Gjylsyn Asllani, nëna e Murrlanit

Unë jam Gjylsyn Asllani dhe dëshiroj të ju njoftoj me djalin tim, Murrlanin i cili i gëzohej të ardhmes premtuese, deri në momentin kur aksidenti të cilin e pësoi e privoi nga shumë ëndrra.

Në qershor të vitit të kaluar Murrlani 16 vjeçar pësoi aksident në pishinë dhe lëndimi në kurriz e la duke luftuar për jetë.

Pas intervenimit urgjent që nuk mund të realizohej në Kosovë Murrlanit iu dha shansi i dytë për jetë nga mjekët në Shqipëri.

Lëndimi i kurrizit e la në karrocë, të palëvizshëm dhe në përballje të shumë betejave të përditshme. Sfida për të kthyer lëvizshmërinë e pjesshme në duar ishte e gjatë dhe e mundimshme, dhe të tilla janë shumë ditë. Të mësohesh me kufizime, të përkushtohesh aq shumë në terapi të përditshme, të mbetesh pozitiv e të ja dalësh përtej nuk është e lehtë.

Megjithatë, për Murrlanin është një shpresë, dhe ajo vjen nga spitali I njohur TIRR Memorial Hermann, ku mjekët pas vlerësimit profesional po ofrohet mundësia për rikthim të funsionalitetit të trupit . Falë terapisë Murrlani do të ketë mundësinë për pavarësimin në kryerjen e aktiviteteve ditore, në rritjen e kualitetit të jetës dhe në atë që, 17 vjeçari ynë dhe ne e besojmë me plot zemër – mundësinë për të ecur sërish.

Murrlani, po kërkon dhe pranon ndihmën e juaj shumë të çmuar financiare, në cfarëdo shume, për të na ndihmuar neve si familje mbulimin e kostos së lartë financiare që ne vet thjesht nuk mund ta përballojmë.

Jeta e Murrlanit para aksidentit

Para aksidentit Murrlani energjik, i buzëqeshur, kurreshtar e gjithmonë pozitiv kënaqej me shoqëri, e cila edhe tash vazhdon ti qëndrojë pranë e për të cilën është shumë falënderues. Kënaqej duke kaluar kohën me familje dhe duke ndihmuar babain e tij në dyqanin e vogël në Prizrenin e bukur.

Murrlani e don leximin, e don kinemanë, i don shëtitë, bisedat me motrën e tij të madhe Flakën dhe lojën me motrën e tij më të vogël Dëborën. I ka dashur dhe vazhdon ti dojë kafshët. Muzika ka luajtur gjithmonë rol të madh në jetën e tij dhe ai vijonte shkollën e muzikës për klarinet në kohën kur i ka ndodhur aksidenti.

Murrlani ishte notar premtues dhe medalet e tija të shumta e përkujtojnë edhe në ëndrrën tjetër që u ndërpre vrazhdë nga aksidenti.

Përkujdesi ndaj Murrlanit është 24 orësh dhe familja jonë po mundohet me çdo forcë te ndihmojë forcimin e tij dhe pavarësimin e tij të plotë.

Kjo dëshirë e jona e flaktë premton të përmbushet në spitalin e njohur TIRR Memorial Hermann, në Houston të SHBA-ve ku ka shpresë që djali ynë të qëndrojë sërish në këmbët e veta. Që familja jonë të rimëkëmbet.

Ju falënderoj nga thellësia e zemrës që lexuat dhimbjen tonë dhe në përkrahjen tuaj!

Bank Account/ Raiffaisen Bank: 1502001000010033
IBAN: XK05
SWIFT CODE: RBKOXKPR
Beneficiary’s name: Gjylsyn Asllani

Tel: +38349343934

https://www.gofundme.com/f/Help-Murrlan-walk-again?utm_source=facebook&fbclid=IwAR09_O2QCyE98bYUCIAkSwSs7LT3busVjUUjrF9xxnRNy5qCqNxYpoMeIp4