Të moshuarit shfaqën reagime të ngjashme antitrupash ndaj dozës së parë të AstraZeneca dhe Pfizer

0
154

Studimi i parë i krahasimit të drejtpërdrejt për reagimet imune ndërmjet vaksinave Pfizer dhe Astra Zeneca, gjetën përgjigje të forta dhe gjerësisht të ngjashme me antitrupat në mbi 80 vjeçarët pas një doze të parë të të dyjave, thanë shkencëtarët.

Studimi i bërë në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu zbuloi se një përbërës kritik i sistemit imunitar, i njohur si qelizat T, tregoi një përgjigje më të zgjeruar në ata që morën vaksinën AstraZeneca sesa tek ata që e morën atë të Pfizer.

Shkencëtarët që qëndrojnë prapa studimit, ku u analizuan mostrat e gjakut nga 165 njerëz në Britani të moshës midis 80 dhe 99 vjeç, të cilëve u ishte dhënë doza e parë e vaksinës COVID-19, thanë se gjetja meritonte një hetim të mëtejshëm.

Teksa antitrupat mund të bllokojnë aftësinë e koronavirusit për të hyrë në qelizat njerëzore, qelizat T të veprojnë si mbrojtje më të gjerë duke sulmuar dhe vrarë çdo qelizë që është infektuar me virusin.

“Këto vaksina janë ekuivalente dhe efektive në nxitjen e përgjigjeve të antitrupave në shumicën e njerëzve (në këtë studim), edhe pas një doze”, tha Paul Moss, profesor i hematologjisë në Universitetin Birmingham të Britanisë, i cili bashkë-drejtoi kërkimin.

“Të dy vaksinat janë të mira” tha ai në një konferencë lidhur me këto gjetje.

Studimi u botua në internet si paraprak para se të rishikohej nga kolegët. Ai zbuloi se antitrupat kryesorë ishin të pranishëm dhe në nivele të ngjashme në 93% të 76 pjesëmarrësve në studim që morën dozën e vaksinës së vetme Pfizer COVID-19 dhe 87% të 89 pjesëmarrësve që morën vaksinën Astra Zeneca.