Të mirat e bimës Mente

0
627

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumta që i ofron shëndetit tonë.

I përket familjes labiate, të llojit menta dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale, vitamina dhe aminoacide.

Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.

Ajo zbutë spazmat e muskujve në të gjithë trupin, përmirëson tretjen dhe mbron kundër helmimit në ushqim, heq dhimbjet e kokës dhe të përzierat.

Disa studime kanë treguar se karamelet me mente mund të reduktojnë ndjeshëm simptomat e çrregullimeve gastrointestinale, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të ulcerat gastrike.

Çaji i mentes është përdorur në mjekësi bimore për të trajtuar dhimbje barku, urthi, dispepsi. Ajo ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual.

Ka veprim aromatik

Menta përdoret gjithmonë në kuzhinë, falë veprimit të saj aromatik, dhe shpesh gjendet në pjatat e kuzhinës italiane. Por ajo përdoret edhe për prodhimin e pijeve, likereve dhe produkteve të ëmbla.

Veprim “çlirues”

Është e pakontestueshme që menta dhe esenca e vajit të saj ka një veprim “çlirues”, që do të thotë se qetëson muskulin unazor ezofageal, duke reduktuar volumin e gazrave në zorrë.

Është kozmetike

Në kozmetikë, menta ka një veprim rifreskues, tonik dhe pastrues. Këto janë edhe arsyet se pse ajo futet te shampot, te detergjentët intime dhe te kremrat e ndryshëm për trupin. Duke e aplikuar në lëkurë, krijon një lloj ndjesie freskie dhe anestezie lokale.

Veprim lëngësues dhe balsamik

Menta ka një veprim freskues, çlirues për hundët, lëngëzon sekrecionet e aparatit respirator etj. Në mjekësinë kineze përdoret kundër ftohjes, temperaturës dhe kollës.

Veprim “shpërbërës”

Disa studime kanë treguar një aftësi të mundshme të mentës për të shpërbërë gurët në tëmth, por për momentin studimet janë ende të pakta për të demonstruar më saktë këtë veprim të mundshëm të saj në organizëm.

Antiseptik

Menta ka shumë veti të mira antiseptike, antiparazitare dhe germicide, duke vepruar gjithnjë në mënyrë të veçantë në nivel gastrointestinal. Ky veprim i saj antiseptik dhe antigripal, duket se vjen nga përmbajtja e polifenolit në të.

Analgjetik

Studime të ndryshme të bëra si nga studiuesit gjermanë, ashtu edhe ata iranianë, kanë zbuluar se ekstrakti i mentës është një ilaç i rëndësishëm kundër dhembjes së kokës dhe migrenës./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu