Të mërkurën pritet një rënie e lehtë e temperaturave

0
86

Një sistem frontal nga Europa qëndrore pritet të kalojë mbi rajonin tonë, ku gjatë ditës së martë mbetet mot i butë me temperaturat mbi vlera mesatare, e ditën e mërkurë pritet një rënie e lehtë e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të shënojnë përmirësim dhe do të luhaten përreth vlerave të mira dhe mesatare. Ditën e mërkurë kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

11.02.2020 – Mot i butë dhe me erë. Vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore gjatë mbrëmjes reshje bor. Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 8-17m/s, e në mbrëmje nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 3.
12.02.2020 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga lindja dhe verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 1.