Të mërkuren ftohtë, të premten edhe mbi 20C

0
89

Një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kalojë ditën e martë mbi vendin tonë. Me afrimin e këtij fronti priten riga lokale shiu, e gjatë kalimit të tij, orëve të pasdites priten reshje shiu, e në mbrëmje me rënie të temperaturave reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vende-vende do të shndërrohen në borë. Deri nga mesnata reshjet do të pushojnë.
Ditën e mërkurë do të mbajë mot më i ftohtë, mirëpo i kthjellët, për shkak të shtrirje së fushave anticiklonike që do të sjellin kthjellime.
Nga dita e enjte do të vazhdojë të mbajë mot i kthjellët, ndërsa temperaturat do të fillojnë sërish të rriten, të premten edhe mbi 20C.

14.04.2020 – Më freskët dhe kryesisht vranët, gjatë ditës edhe me erë. Paradite riga lokale shiu. Pasdite priten reshje shiu. Në mbrëmje më ftohtë, reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vende-vende do të shndërrohen në borë. Deri nga mesnata reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 16C, e në vise malore 2C deri 10C. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë nga verilindja 6-17m/s. Indeksi UV: 4.
15.04.2020 – Më ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 13C, e vise malore -5C deri 5C. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s. Indeksi UV: 6