Të mendohesh-Poezi nga Dritëro Agolli

0
421

Ka shume mallkime
për njerëz te liq,
Siç ka dhe urime për shokë dhe miq.

Po unë mallkimet aspak s’i kam dashur,
Veç shfryj
rralle-rralle kur jam buzëplasur,

Kur kupa zë mbushet e s’kam nga t’ia mbaj,
Mërzitur-mërzitur me vete ze shaj.

I them mendjemadhit një llaf te florinjtë
Te gjetur ne popull:ah,mendja t’u rritte!

Sa gjera ke
thëne,o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjetër te rri te vras mëndte!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu