Të martën ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut

0
36

Futbolli shqiptar do të nisi sezonin me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. “Partizani” dhe “Skënderbeu” do të zbresin në fushë të martën, sipas kalendarit të programuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në bazë të kalendarit të publikuar për kupën, të martën do të luhen dy ndeshje nga vajtjet e turit të dytë, ndërsa të mërkurën 6 ndeshjet e tjera. “Besëlidhja” do të presë “Skënderbeun” dhe “Kastrioti” do të përballet në Fushë-Krujë me “Partizanin”, sfida që do të luhen të martën prej orës 14:00, ndërsa të mërkurën orari nuk ndryshon, përveç sfidës “Tirana”-“Flamurtari”, që do të luhet prej orës 17:00./ATSH/OxygenPress.info