Të martën borë në Kosovë edhe në pjesët e ulëta të vendit

0
97

Gjatë ditës së djeshme sistemi frontal që po kalon mbi rajon solli vransira dhe kohëpaskohe reshje shiu, që vende-vende do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Rrymat e ngrohta nga Mesdheu vazhdojnë të shtrihen mbi vendin tonë dhe të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.

Sot do të ketë intervale më të gjata me diell, e ditën e shtunë, nga veriu i kontinentit një front i ftohtë do të depërtojë mbi rajon, që do të diktoj mot më të ftohtë dhe me reshje shiu, e në vise malore mbi 1500m edhe me borë. Mëngjesin e ditës së diel temperaturat minimale do të zbresin edhe nën 0C.


Sipas parashikimeve të fundit, ditën e martë priten reshjet e para të borës edhe në pjesët e ulëta të vendit tonë.
Vlerat e cilësisë së ajrit dy ditëve në vijim do të luhaten përreth vlerave mesatare, e për shkak të erërave më të theksuara, pritet të zbresin edhe në vlera të mira.

29.11.2019 – Mot i butë, kryesisht me diell dhe erë. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 2.
30.11.2019 – Mot më i ftohtë. Në mëngjes me shi. Ditën kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë, ndërsa temperaturat zbresin pranë 0C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 2.