“Të lutem, mos më godit në sy të fëmijëve!”

0
128

Nga Gentiana Gashi

Dhimbje sa s’thuhet më. Duron gruaja e shkretë që nga pla-gët e marra rrënkon fatin e saj të trishtë. Fat i cili ia mori rininë e bukurinë, s’i shijoi dot. Heshtë se lotët s’i rrjedhin më sepse i janë tharë nga vuajtjet dhe tor-turat e njëpasnjëshme nga bashkëshorti i saj. Rënkimi nga brenda po ia lëndon shpirtin e zë nuk nxjerr më, se ai zë i fuqishëm i një gruaje të fortë u shterrua.

Mosss! Dëgjohet lutja e saj ‘mos në sy të fëmijëve’ se ata janë të shtrenjtit e saj, zogjtë e saj që i mbron me krahë të prerë. Po kjo merr kuptim se natyra e nënës është e tillë, i mbyll sytë para të gjitha gjërave kur janë në pyetje fëmijët. Po këta fëmijë të kujt janë? Të atij babai që po ua bën të vuajë nënën pa pikë mëshire, e i shtyrë nga egoja e tij barbare s’njeh Zot.

Fuqinë fizike e shfrytëzon te nje grua e pafuqishme, e cila mundohet që gjithmonë ta arsyetojë dhe ta falë. Por deri kur kështu? Derisa kjo t’i kushtojë më të shtrenjtën, jetën e saj, e fëmijëve t’u thahet goja për fjalën nënë. E rëndë është kjo, shumë e rëndë, por gruaja mbanë gjithë peshën e botës e në fund mbetet vik-tima e një kri-mi-neli të kobshëm./supergrate.net/