“Të jesh prind është një punë shumë e lodhshme”

0
191

Një studim interesant vendosi të hetojë një aspekt dhe gjeti diçka për të cilën shumë dyshonin: të jesh një prind është një punë shumë e lodhshme, shumë më tepër sesa të shkosh në zyrë çdo mëngjes!

Hulumtimi u krye nga kompania ndërkombëtare, e cila bëri një seri pyetjesh që synonin rreth 1.500 çifte të prindërve të rinj, duke nxjerrë rezultate interesante.

Një në tre prindër thanë se qëndrimi në shtëpi është shumë më i vështirë se sa shkuarja në zyrë. Gjë për të cilën, para se të bëheshin prindër, nuk ua kishte marrë mendja.

22% thanë gjithashtu se nuk mund të pinin një çaj asnjëherë plotësisht; 33% u ankuan që tashmë nuk hanë më duke përdorur të dyja duart pasi i kanë të nxëna me beben; 17% thanë se, duke qëndruar në shtëpi me fëmijët duhet të mësohesh të jetosh me një dhimbje shpine të përhershme.

Domethënë, edhe nëse dashuria për fëmijët është e pazëvendësueshme dhe askush nuk do të pendohej se kishte krijuar një familje të mrekullueshme, pothuajse të gjithë e kanë pranuar se rritja e fëmijëve është më e vështirë se sa kishin menduar.

Nëse jeni një nënë shtëpiake, me pak fjalë, herën tjetër dikush ju thotë se jeni me fat që nuk punoni, propozojini të shkëmbeni punët vetëm për një ditë. /Biznesi.al/OxygenPress.info