Të hënën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

0
69

Shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës do të tërhiqet të hënën (më 11 janar) në orën 13:00.

Për shkak të punimeve në selinë e FFK-së, tërheqja e shortit do të bëhet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në këtë fazë të garave marrin pjesë këto skuadra: Arbëria, Trepça’89, Drita, Feronikeli, Gjilani, Drenica, Istogu, A&N, Ballkani, Prishtina, Llapi, Flamurtari, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku.

Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 10 shkurt.