Të hënën – dita e fundit për deklarimin e rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

0
35

Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik,
të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet
ta kryejnë deri të Hënën më 1 prill 2019.

Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me paragrafin 4, Nenit
81, të Ligjit Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme
Administrative, i cili përcakton se:

“Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare
nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një
afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që
vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që
procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.