Të harrueshmit – nga Aurela Kadriu

0
143

Të bekuar janë
të harrueshmit
Ata që harrohen lehtë
Pata dëgjuar të thuhet diku

Harresa,
Nuk është proces pasiv
Pra, nuk ndodh atje jashtë.
Harresa është vendim i përditshëm
Për të moskujtuar dikë qëllimshëm.

Të harrueshmit nuk janë të bekuar.
Unë nuk vendosa të harrohem.
Ju zgjodhët të mos më kujtoni, çdo ditë
U ngritët nga gjumi, latë fytyrën dhe thatë,
“Do ta harroj!”
…dhe kjo gjë më therr në asht.
Sepse të harrohesh, nuk është bekim.

18/10/’19, prishtinë

Aurela Kadriu