Të gjithë me biçikleta më 28 nëntor, kodi i veshjes: kuq e zi!

0
521

Më 28 nëntor, sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, do të ndriçohet nga çiklistët.

Night Ride Prishtina, Adventure Trips Kosovo dhe Critical Mass Prishtina, kanë organizuar shëtitje me bicikleta për nder të ditës së flamurit.

Në njoftimin e organizatorëve thuhet: ” Vishu kuq ose zi, nëse ki naj flamur AL, lirisht merre me vete”, njofton OxygenPress.info.

Shëtitja me biçikleta do të jetë rreth e rrotull Prishtinës.

Takimi do të  bëhet tek sheshi “Ibrahim Rugova”, në orën 20:00.

Ky nuk është organizimi i vetëm, gjatë ditëve të fundit të apasionuarit e biçikletave janë parë vazhdimisht në qytet duke shëtitur me biçikleta.  /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu