“Të gjithë jemi këmbësorë”

0
40

“Të gjithë jemi këmbësorë” kjo është motoja e fushatës vetëdijesuese e cila po organizohet sot (22 maj) nga Divizioni i Trafikut Rrugor i Policisë së Kosovës në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Aktiviteti në fjalë mbahet në udhëkryqin në afërsi të Hotel Grand, që lidhë rrugën “Garibaldi” me rrugën “George Bush”, ku do të bëhen edhe shpërndarjet e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.