Të gjitha ato që nuk i keni ditur për Qipron

0
1146

Qiproja është ishulli i tretë nga madhësia në Mesdhe dhe shtrihen në skajin e tij verilindor, në jug të Turqisë e në perëndim të Sirisë e të Libanit.

Mposhtja dhe pushtimi

Qiproja është si sanduic ndërmjet Evropës, Azisë dhe Afrikës. Aty kanë mbetur gjurmë civilizimesh të ndryshme , nga arenat e vilat romake, kështjellat e kryqëzatave  dhe kishat e manastiret byzantine. Ka qenë e okupuar nga hitët, asirianët, egjiptianët, persët, venecianët e otomanët. Otomanët e patën mposhtur ishullin, më 1571 dhe e patën mbajtur nën okupim deri më 1878 , që me pas të administrohej nga britanikët. Qiproja qe bërë e pavarur, më 1960.

 

Në Qipro…

  • Në një shpellë të nëndheshme, janë gjetur gjurmë të një parfumi 4,000 vjecar, në një shishe alabastri.
  • Legjenda thotë se hyjnesha e dashurisë, Afrodita, kishte dalë nga deti te Petra tu Romiu.
  • Nikozia-Lefkozia është kryeqyteti i vetëm i ndarë në botë.

 

Fakte rreth Qipros…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka- Republikë
  • Ka 0,8 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Nikozia është kryeqytet
  • Greqishtja dhe turqishtja janë gjuhë zyrtare
  • “Kalimera” është përshëndetje tipike.

 

Aja Napa në cepin juglindor të Qipros është një nga resortet më të popullarizuara në Mesdhe.

 

Ishull  i ndarë..

Nën sundimin britanik, qipriotët  grekë dhe ata turq nuk jetonin në harmoni me njëri-tjetrin. Por më 1974, pas viteve të tëra të dhunës ndëretnike, nacionalistët grekë qipriotët bashkuan forcat me Qeverinë ushtarake të Greqisë dhe organizuan një puc me synimin që ta bashkonin Qipron me Greqinë. Turqia sulmoi dhe pushtoi veriun e ishullit. Qindra mijë persona qenë zhvendosur. Qipriotët turq ikën në very, ndërsa ata grekë kthehen në enklavat etike në jug. Sot, jugu i ishullit kontrollohet nga qipriotët përderisa pjesa tjetër përbën Republikën Turke të Qipros Veriore. Problemet në Qipro duhet të zgjidhen nëse Turqia dëshiron t’i bashkohet BE-së.

 

Qiproja sot…

Qiproja është vend i pasur, ndërsa pagat atje janë mbi mesataren e BE-së. Në shtratin e detit ndërmjet Qipros, Libanit, Izraelit dhe Egjiptit janë zbuluar vende naftëmbajtëse dhe po zhvillohen bisedime për shfrytëzimin e mundshëm. Bujqësia është më pak e rëndësishme se në të kaluarën, por patatet e sallata jashtë sezonit ende eksportohen në veri të Evropës. Qiproja eksporton edhe tekstil dhe lëndë të parë si: hekur, krom, azbest dhe allci.

Qiproja ka klimë të ngrohtë. Është vend  me diell, kurse turizmi përbën 12 për qind të brutoprodhimit të vendit. Të rinjtë vërshojnë resorset si Ayia Napa, që ka jetë më të bujshme nate në Mesdhe.

 

Kë e njihni?

Disenjatori i modës, Hysein Shalajan, artistja Trejsi Emin, themeluesi  i Easyjetit, Stelios Haji-Ijano dhe këngëtarët Pitër Andre dhe Xhorxh Majkëll, të gjithë kanë origjinën nga Qiproja.

A keni uri?

 

Mezet qipriote kanë kombinim salcash të ndyrshme dhe pjekurinash. Kleftiko është mish qengji, apo dhie i pjekur ngadalë, e njësoj quhen edhe furrat tradicionale në fshatrat qiprote. Lëngu i fikut të detit, frutë i një lloj kaktusi, është specialitet që qipriotët e bëjnë në shtëpi.

 

Mufloni…

Simboli kombëtar i Qipros është mufloni , paraardhësi i deleve të sotme që erdhi në ishull në kohën e Neolitit. Muflonët për pak sa nuk qenë zhdukur gjatë shekullit  të njëzetë, por sot 1,200 sish jetojnë në egërsi në këtë ishull. Muflonët rëndom kanë gëzof ngjyrë kafeje të mbyllët dhe si meshkujt edhe femrat kanë birrë të dredhur. Mufloni është symbol edhe i aviokompanisë qipriote edhe në monedhat qipriote 1, 2 e 5 centëshe.

 

BE-ja dhe konkurrenca…

Konkurrenca e efektshme ndërmjet bizneseve ulë cmimet, rritë cilësinë dhe zgjedhjen për konsumatorin. Konkurrenca po ashtu nxitë zhvillimin e inovacionit teknologjik.

 

Loja sipas rregullave…

Komisioni Evropian ka pushtet të gjerë që të sigurojë se bizneset dhe qeveritë po u përmbahen rregullave të BE-së për konkurrencë të ndershme. Pikat kryesore të politikës së BE-së për konkurrencën janë:

  • Konkurrenca duhet të jetë fer. Bizneset nuk lejohet të merren vesh për cmime, apo të ndajnë tregun ndërmjet tyre, apo ta keqpërdorin pozitinës dominuese në treg për ta shkelur konkurrencën. Kompanitë e mëdha nuk mund të bashkohen nëse kjo do t’i sillte ato në pozitë që ta kontrollojnë tregun.
  • I madhi nuk mund ta shfrytëzojë të voglin. Firmat e mëdha nuk mund të përdorin pozitën e tyre dominuese dhe fuqinë negociiuse për t’ua vështirësuar biznesin konkurrentëve.
  • Nuk do të ketë mbështetje për të falimentuarit. Komisioni ndjek nga afër cdo ndihmë që qeveritë e BE-së ua ofrojnë bizneseve që mund të krijojë konkurrencë jo fer dhe biznese të dështuara.
  • Mund të ketë përjashtime, për shembull kur ndërmerren veprime për të mbrojtur interesat e konsumatorëve, apo bizneseve të tjera.

 

Përfitimet e konsumatorëve…

Politika e BE-së, lidhur me konkurrencën kanë sjell përfitime të shumta. Komisioni e ka dënuar gjigantin e programeve kompjuterike Microsoft, nga shkaku se kjo kompani ka privuar konsumatorët nga zgjedhjet tjera, duke i mbajtur në mënyrë artificial cmimet e larta, të cilat cmime kanë ngulfatur inovacionin në industrinë e programeve kompjuterike. Ndërhyrja e Komisionit ka rezultuar me cmime të lira të automobilëve ka rezultuar me cmime të lira të automobilëve për shumë njerëz, dhe ka krijuar mundësi të rëndësishme dhe të reja shitësve të automobilëve. /Të nisemi për në Evropë/Oxygenpress.Info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu