Të enjten më ftohtë, në mëngjes shi dhe borë

0
113

Një sistem frontal që po vjen nga Europa qëndrore do të kalojë sonte dhe të nesërmen mbi vendin tonë, që gjatë natës do të sjellë vransira dhe reshje shiu e bore, nëpër vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.
Nga dita e premte mbi rajon shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, e kohëpaskohe do të ketë edhe vransira kalimtare. Mirëpo në aspektin termik vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave më të ftohta ajrore, e orëve të mëngjesit do të ketë ngrica.
Prej ditës së diel depërtojnë masa të ngrohta ajrore mbi vend, të cilat gjatë ditës do të rritin temperaturat maksimale deri në 15C.
Vlerat e cilësisë së ajrit gjatë ditës së enjte do të përmirësohen dhe do të zbresin edhe në vlera të mira, e nga dita e premte do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

20.02 – Herët në mëngjes reshje të përziera shiu dhe bore, e në vise kodrinoro-malore borë. Ditën ftohtë dhe me erë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Reshjet pritet të pushojnë.
21.02 – Kryesisht me diell, e pasdite vransira kalimtare. Në mëngjes ngrica.
22.02-23.02 – Ditën e shtunë pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell. Të dielën, pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës butë dhe kryesisht me diell.
24.02 – Butë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 2C, ndërsa maksimalet ditën e enjte do të pësojnë rënie deri në 4C, nga e premta do të rritën në 8C deri 9C, e ditën e diel deri në 14C.
Do të fryejë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-15m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje të theksuar mbi këto vlera.