Të dielen reshje të shiut me bubullima

0
67

Ditën e premte vendi ynë mbetet në periferi të fushave jostabile, që orëve të pasdites mund të sjellin kushte për reshje lokale shiu.
Ndërkohë nga Afrika veriore do të shtrihen fusha të presionit më të rritur dhe masa më të ngrohta ajrore që ditën e shtunë sjellin një pushim të shkurtër nga të reshurat. Në fundjavë parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, e nga dita e diel rikthehen reshjet lokale të shiut me bubullima.

12.06.2020 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 24C, e në vise malore 5C deri 16C. Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 4-9m/s. Indeksi UV: 8.
13.06.2020 – Shumë ngrohtë, intervale me diell dhe vransira. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 27C, e vise malore 7C deri 19C. Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 4-8m/s. Indeksi UV: 7.