Të dielën bëhen 70 vite që mbahen garat e kërcimit nga “Ura e Fshejtë” në Gjakovë

0
1095

Kërcimet tradicionale nga Ura e Fshejtë do të mbahen të dielën nga ora 16:00.

Kërcimet nga Ura e Fshejtë janë mjaftë interesante dhe çdo vit mblidhen shumë njerëz për të parë kërcimet e stileve të ndryshme nga 22 metra lartësi.

Këtë vit është viti i 70 jubilar i këtyre kërcimeve.

Ky organizim do të mbahet sipas rregullave që ka caktuar Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e maskave nga të gjithë ata që janë prezent dhe respektimi i distancës./OxygenPress.info

Nga Shqiptar Oseku

Dallendyshet e vdekjes

Te dielen ora 16:00 ke rastin te shikosh nje spektakel te parendomte. Djem e vajza qe kercejne nga Ura e Fshajt jashte Gjakoves, 22 m lartesi mbi lumin Drin.

Kjo tradite e lashte dikur ishte rit burrerie per djemte e Gjakoves. Mtonjësit qe qendrojne mbi cep te ures bejne dy lloj kercimesh, ne kembe, ose ne stil vetemohues te dallandyshes. Me vitet ky ritual eshte shnderruar ne gare me sistem poenash ku marrin pjese edhe vajza, e sfidues nga vise tjera shqiptare. Sivjet eshte viti i 70 jubilar i kercimeve, qe thone se do te jete me i madh se ndonjehere me pare.

Kercyesit bejne tri pershendetje rituale, se pari pershendeten me jeten, e me shikuesit perposh. Pastaj pershendesin vdekjen dhe ata qe jane mbytur ne kercime. Kampioni i vitit 2017 Sali Riza Gërqina nuk ish në garë me 2018, ai kish vdekur pas një kërcimi. Quhet “kafshimi i urës”, kur ura egërsohet e kafshon shpirtërat që i trazojnë boshllëkun nën harqe. Ne fund, dallandyshet e vdekjes pershendesin poetin trim Ali Podrimja, që ne rini te veten ish kampion kërcimesh nga Ura e Fshajt.

Drini, kjo gulsheder e verbër qe gjarperon poshte ures, merr cdo vit harac nga ata qe e sfidojne. Djem e vajza qe kërcejne trimërisht nga stena dhe për një çast, sa të shkurtër aq edhe të tmerrshëm, ngelin si dallëndyshe të ngrira e të lëndueshme në ajër: pre e krenarisë, marrëzisë, e lavdisē; mandej bien me një lakore elegante drejt ujit. Një trup prej 70 kg bie nga lartësia 22 metra me shpejtësi 74.76 km/h. Para se ta prekësh sipërfaqen e ujit fluturojnë 2.2 sekonda; njësia kohore e llahtarit. Energjia që zhvillohet në impakt, 15 mijë joule, eshte si kur te godet makina me shpejtesi 70 km/ore.

Nese nuk ke qene aty ndonjere, duhet patjeter te shkosh. Sivjet publiku eshte i lutur te mbaje maska. Mjaft qe Kucedra e Drinit synon te vrase, s’ka pse t’i ndihmojne edhe tjere. Por ia vlen ta perjetosh, absolutisht.