Të dhënat e vjedhura në Facebook, si ta kuptosh nëse je “një prej viktimave”

0
244

Të dhënat dhe informacionet private të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook u kompromentuan dhe janë në shitje nga hakerues të paidentifikuar.

Por a ka ndonjë mundësi që ta kuptosh nëse llogaria jote është një prej tyre? Mesa duket po.

Një firmë e sigurisë kibernetike izraelite “Hudson Rock” e bën të thjeshtë kontrollimin duke futur emailin tuaj dhe duke iu njoftuar më pas nëse adresa juaj nëse është midis atyre të vjedhura.

Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollarë, në atë që nga vetë hakerat njihet si niveli i ulët i hakërimit, ndërsa deri më tani janë zbuluar shumë pak llogari të identifikuara sipas numrit të telefonit.

Vetë drejtuesit e kompanisë Facebook reaguan duke thënë se këto të dhëna të hakeruara ishin shumë të vjetra e të lidhura me një çështje që daton që prej gushtit të vitit 2019. Megjithatë, nuk ka kthim mbrapa të të dhënave, pasi ato kanë mbetur në “dark web”.