Të dhënat e fundit: 16 komuna në zonën e kuqe, nëntë në të verdhën dhe 13 në të gjelbrën

0
41

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar gjendjen e fundit sa i përket pandemisë në vend.

Ministri Armend Zemaj në konferencë ka treguar se ka ndryshim sa i përket komunave dhe zonave në të cilat gjenden ato, njofton Klan Kosova.

“Kemi rirangim të ri të komunave në bazë të numrit të të infektuarve. Në zonën e kuqe, kemi ndryshim, ku tash janë vetëm 16 komuna, nëntë në të verdhën dhe 13 komuna në zonën e gjelbër”, është shprehur Zemaj.

Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojmë masat e ndërmarra, duke thënë se nuk ka ndryshim të tyre tash për tash.

“Sipas situatës aktuale kemi stagnim të rritjes së virusit. Nuk ka përhapje si pasojë e masave të ndërmarra dhe kontrollit. Këto masa duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar për të pasë efekt në uljen e numrit”.