Të burgosurit e Grupit Kumanova kërkojnë ndalimin e torturës dhe trajtimeve çnjerëzore nga autoritetet në Maqedoni

0
1087

Jam Hajrush Avdia, i burgosur në Sherbimin Korrektues te Burgut te Idrizoves, Republika e Maqedonis se Veriut, i njohur ne opinionin publik si Grupi i Kumanoves.

KERKESE

Per ndalimin e torturës dhe trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese nga ana e autoriteve te Sherbimit Korrektues te Burgut te Idrizoves.
Shqetsimi im kryesor, brenga ime permanente eshte Abuzimi nga Institucioni i Sherbimit Korrektues te Burgut te Idrizoves, zyrtaret,gardianet e saj.

Situata eshte alarmante dhe se pari kerkoj nderhyrjen e autoriteve te drejtesise, Institucione per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, Insitutcionit te Avokatit te Popullit, Te Ngarkuarit me Pune te Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Republikes e Maqedonis se Veriut qe ne menyre te drejteperdrejte per vertetimin dhe monitorimin te ketyre shqetsimeve te mia per te cilat jam vazhdimisht i cenuar .

Se pari, kushtet ne dhomat e burgut krijojne perceptimin e cenimit te se Drejtave te Personave te Privuar nga Liria dhe per trajtimin c’njerezor e mjaft poshterues te personelit, zyrtare te burgut.
Shihet qarte shkelja sistematike ne kuptimin e shkeljes se vet Kushtetutes se Republikes se Maqedonise se Veriut, si dhe Nenit 3 te Konventes Evropiane Per te Drejtat e Lirite e Njeriut.

Kerkoj nga Institucionet e lartepermendur nderhyrjen urgjente, monitorimin e Sherbimit Korrektues te Burgut te Idrizoves, te dhomes sime, per te konstatuar kushtet e keqia se dhomes se burgut e cila ka shkaktuar mosrespektim te normes Ligjore te hapsires per personat me liri te kufizuar.

Duhet te kemi ne dispozicion, kushtet normale per te fjetur, krevatin e pershtatshem , vonesa ne marrjen e sherbimeve shendetsore, ulja e cilesise se ketij sherbimi , sherbimi ne kushtet e Pandemis se Covid 19, pamundesi per te gezuar te drejtat ne masen dhe cilesine e garantuar me Ligj,si psh , perdorimi i banjos, dusheve, mjedisevete ajrimit, pjesemarrjen ne aktivitetet sportive-argetuese dhe ato me karakter social si dhe perfitimin e lejeve per marrjen e librave per lexim nga familja dhe shoqeria.

Teper zgjatja e proceseve gjyqesore, nderlikimi dhe veshtiresimi i procedurave per respektimin e afateve Ligjore te ceshtjes tone ne Gjykaten e Apelit dhe kjo nuk justifikon sjelljen tejet arrogante te Personelit te Sherbimit Korrektues te Burgut te Idrizoves. Ndryshimet e shumta Ligjore te viteve te fundit kane ashpersuar masat e denimeve penale ku kihet parasysh qe ne mbajme burgun si shtetas nga Republika e Kosoves dhe shih per kete jane veshtiresuar shume kriteret per depertim ne shtetin tone per mbajtjen e denimit me burg ne shtetin ku edhe jemi rezident .

Mungon vizita e institucioneve gjegjese si eshte ai i Institucionit te Avokatit te Popullit nga Republika e Maqedonise se Veriut dhe nga Republika e Kosoves ,KMDLNJ-se, te ngarkuarit me pune ne Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Maqedoni.
Kushtet e jetes ne kete burg per nje te burgosur ne nje regjim burgimi jane tejet te keqija dhe mjeruese.

Prezenca e lageshtires ne muret e dhomes , kushtet e varfera higjenike , vecanarishte tualeteve dhe dushave te cilat jane te perbashketa pasi qe ne nje hapsire te vogel gjendemi dy persona qe i shfrytzojme ato .

Mungesa e kuzhines dhe cilesia e ushqimit , na mungojn elementet per nje kuzhine ne dhome te burgut per gatim sepse ne ka kohe nuk jemi pjese e shperndarjes se ushqimit per te burgosur .
Kryesishte neve ushqimi na vjen nga familja .
Ne shperndarjen e ushqimit nga personeli i burgut mungon standardi i mire i pastertise , i cilesise dhe larmishmerise se ushqimit te ofruar nga Institucioni i Sherbimit Korrektues Burgu i Idrizoves .

Neve na lejohet marrja e ushqimit nga familja sipas mases se lejuar ne rregullore .Kerkojme qe te na lejohet rritja e sasise se ushqimit per futjen ne Institucionin e Burgut.
Aksesi i nevojshem ne perdorimin e tualetit dhe mirmbajtja e standardeve te mira te higjenes te cilat jane thelbesore per nje ambijent human .
Une kerkoj te kemi akses te pershtatshem per perdorimin e dusheve ose tualeteve ne dhome sidomos tani ne kete kohe te Pandemis se Covid 19 .

Eshte gjithashtu e deshirueshme te kete uje te rrjedhshem si dhe te jete ne dispozicion ne dhome tone te burgut .
Dhe krejt ne fund kur nje shtet privon individin nga liria e tij duhet te krijoj edhe detyren e perkujdesjes per te siguruar qe dinjiteti i atij personi te respektohet konform Ligjit dhe Kushtetutes se atij shteti .

Meqense ne nuk jemi shtetas te Maqedonis se Veriut kerkojme qe ky shtet te siguroje qe ky burg te jete i sigurte per jeten si i burgosur nga nje shtet jo rezident .
Nga personeli administrues i burgut kerkojme qe te kerkohet qe une te trajtohem me humanizem dhe drejtesi duke respektuar gjithmone Ligjin dhe vetem Ligjin .

Gjithashtu kerkojme nderhyrjen e ketyre Insitucioneve te lartepermendura , relevante dhe te rendesisheme te te drejtave dhe lirive njerezore ne Institucionin e Sherbimit Korrektues te Burgut te Idrizoves ne menyre te shpejte , sa me pare per ruajtjen e jetes sone sigurimin e saj e cila per momentin eshte e privuar padrejtesishte edhe ne burg dhe edhe e rrezikuar cdo dite e me shume .

Me respektin me te madh dhe shpresen per te na vizituar dhe per te vertetuar keto shkelje te cekura nga ne kerkojme urgjentisht edhe monitorimin ne dhomen tone te burgut .
Ju falenderojme dhe paraprakisht ju jemi mirnjohes .

HAJRUSH AVDIJA
SHERBIMI KORREKTUES I BURGUT
IDRIOZOVE ,
I BURGOSUR NGA RASTI I NJOHUR NE OPINION SI GRUPI I KUMANOVES.
REPUBLIKA E MAQEDONIS SE VERIUT
17.02.2021 ,