Taulant Xhaka e ka humbur shkëlqimin

0
47

Taulant Xhaka ka qenë njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm te Baseli, por mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane nuk është në formën e tij më të mirë dhe me këtë janë marrë edhe mediet zvicerane.

“Baseli nuk është më skuadra e frikshme në mesfushë dhe ajo e pamposhtura. Një prej arsyeve është edhe vetë rënia e Taulant Xhakës. Lideri i dikurshëm që udhëhiqte skuadrën në fushë dhe jashtë saj, sidomos në momente të vështira, nuk është shfaqur”.

“Në fillim zgjedhje teknike, më pas dëmtime apo edhe rikthim në mbrojtje që nuk është pozicioni i tij, ka bërë që Xhaka i dikurshëm të mos shfaqet”.

“Për sa kohë mesfushori shqiptar nuk ka shfaqur sa duhet cilësitë dhe agresivitetin e tij ndaj kundërshtarëve, atëherë edhe skuadra do të vuajë jo pak”, ka shkruar ndër të tjera “Sport.ch”.

Sigurisht që veç Xhakës kanë qenë edhe disa futbollistë tjerë që janë përmendur për lojtarë që kanë pësuar rënie në nivelin e paraqitjeve të tyre./OxygenPress.info