Tarantino bashkon Leo DiCaprio, Brad Pitt dhe shumë aktorë të njohur

0
60

Është publikuar traileri i filmit të shumëpritur të regjisorit Quentin Tarantino, i cili sjell bashkë në role kryesore dy aktorët më të mëdhenj të kohës, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Pas sukseseve me filmat si “The Hateful Eight”, “Kill Bill”, apo “Pulp Fiction”, filmi i ri dramë që flet për një histori vrasjesh të famëkeqit Charles Manson në Los Angeles në vitin 1969, pritet të thyejë rekordet në kinema.

Trailer-i i parë për filmin, i cili u publikua këtë mëngjes, tregon Rick Dalton (Leonardo DiCaprio), një aktor i njohur dhe shokun më të mirë të tij, Cliff Booth (Brad Pitt), teksa intervistohen nga një gazetar. Në film luajnë gjithashtu aktorët Margot Robbie, Al Pacino, Tim Roth, Kurt Russell dhe Timothy Olyphant./Atsh