Takim për statusin e pazgjidhur për të plagosurit e viteve 1981-1999

0
39

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të para luftës së UÇK-së, me të cilët diskutoi rreth statusit të pazgjidhur për të plagosurit e viteve 1981-1999.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Selmanaj u njoftua nga afër me sfidat dhe problemet që kanë kjo kategori e shoqërisë. Ai, u zotua që të adresojë kërkesat e tyre tek institucionet relevante, duke theksuar kështu angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në trajtimin e barabartë të të gjithë personave që kontribuuan në çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës.