Ta kaloj gjithë ditën në shtrat duke menduar vështirësitë që kam, ose të ngrihem nga shtrati dhe të jem mirënjohëse për ato pjesë që veprojnë ende

0
62

Kjo zonjë 92-vjeçare, e imët, e mikepritese dhe krenare, e cila është gati çdo mëngjes në orën tetë, me flokët e saj të prerë në modë dhe make up-in e aplikuar në mënyrë të përsosur, edhe pse është gati e verbër, u zhvendos në një shtëpi pleqsh dje.
Burri i saj prej 70 vjetësh vdiq tani afer duke e bere te domosdoshme shkuarjen ne nje shtepi pleqsh.

Pas shumë orësh pritjeje me durim në hollin e shtëpisë së pleqve, ajo buzëqeshi ëmbël kur i thane se dhoma e saj ishte gati. Ndërsa ajo manovronte karrocen e saj deri në ashensor, unë ja bere një përshkrim vizual të dhomës së saj të vogël, përfshirë zbukurimet që ishin varur në dritaren e saj.

“Unë e dua atë”, deklaroi ajo me entuziazmin e një tetë vjeçareje që sapo u prezantua me një qenush të ri.
“Zonja Jones, nuk e keni parë dhomën. vetem prisni.”
“Kjo nuk ka asnjë lidhje me të,” u përgjigj ajo. “Lumturia është diçka për të cilën vendos para kohe. Nëse më pëlqen apo jo dhoma ime nuk varet nga mënyra se si janë rregulluar mobiljet, është mënyra se si unë rregulloj mendjen time. Tashmë vendosa ta dua. Eshtë një vendim që e marr çdo mëngjes kur zgjohem.

Unë kam dy zgjedhje:
Ta kaloj gjtihe ditën në shtrat duke menduar vështirësitë që kam me pjesët e trupit tim që nuk punojnë më, ose të ngrihem nga shtrati dhe të jem mirënjohëse për ato pjese qe veprojnë ende. Çdo ditë e jetuar është një dhuratë dhe për sa kohë që sytë më hapen, unë do të përqendrohem në ditën e re dhe ne të gjitha kujtimet e lumtura që kam ruajtur me kohe, vetëm për këtë moment në jetën time. ”

Ajo vazhdoi të shpjegonte, “Pleqëria është si një llogari bankare, ju tërhiqni nga ajo që keni depozituar. Kështu që, këshilla ime për ju do të ishte të depozitoni sa me shumë lumturi në llogarinë bankare të kujtimeve Faleminderit për pjesën tuaj sot në plotësimin e bankës time të kujtesës. Unë jam ende duke depozituar. ”

Dhe me një buzëqeshje, ajo me tha: “Mos harroni pesë rregullat e thjeshta për të qenë të lumtur:

1. Çlirojeni zemrën tuaj nga urrejtja.
2. Çlirojeni mendjen nga shqetësimet.
3. Jetoni thjesht.
4. Jepni më shumë.
5. Prisni më pak dhe shijoni çdo moment.

Pershtati:Italmed