“Suus”, e Rona Nishliut, e famshme kudo në botë

0
53

‘Suus’ ishte përfaqësimi i Shqipërisë në festivalin “Eurovision” të vitit 2012 ndërsa duket sikur kjo këngë është akoma e freskët tek ata që e kanë dëgjuar. Tekstin e këngës e kishte shkruar vetë Rona, kurse muzika është komponim i kompozitorit Florent Boshnjaku.

Kënga “Suus” e Rona Nishliut është kënduar në shumë vende të botës, kurse këngëtarja Tamara Angelovska së fundmi e ka interpretuar atë edhe në Bullgari, shkruan KultPlus.

Në një  video është dëgjuar  interpretimi i  Tamara Angelovskës në Bullgari, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ajo e këndon këtë këngë.