Superkompjuteri japonez tregon si lagështia ndikon në (mos)përhapjen e virusit

0
108

Një superkompjuter japonez tregoi se lagështia mund të ketë një efekt të madh në shpërndarjen e grimcave të virusit, duke treguar rreziqe të rritjes së infeksionit të koronavirusit në mjedise të brendshme të thata gjatë muajve të dimrit.

Gjetja sugjeron që përdorimi i lagështuesve të ajrit mund të ndihmojë në kufizimin e infeksioneve gjatë kohës kur hapja e dritareve nuk është e mundur. Studiuesit përdorën superkompjuterin Fugaku dhe arritën në përfundimin se ambientet me lagështi ajri më të ulët se 30% kanë më tepër rrezik për infektimin me virus.

Në një studim të një ekipi indiano-gjerman në gusht, u arrit në përfundimin se roli i lagështisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përhapjen e Covid-19 në ajër në ambiente të brendshme. Në vende me lagështi, pikat virale rriten dhe bien më shpejt, duke ulur mundësitë që njerëzit të marrin infeksionin përmes ajrit kur marrin frymë. Në ajër të thatë, mikro-pikat qëndrojnë më lehtë në ajër. Ajri i thatë gjithashtu i bën mukozat e hundëve të thata dhe më të depërtueshme nga viruset.

Burimet: Reuters, Leibniz Institute for Tropospheric Research, Anabel