Super ndeshje në Ligën e Kampionëve

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas të cilit bien në sy disa ndeshje shumë interesante.

Pa dyshim që me interesimin më të madh pritet përballja e gjigantëve të futbollit evropian, Bayern Munich dhe Liverpool.

Manchester United – PSG dhe Atletico Madrid – Juventus po ashtu janë dy ballafaqime në të cilat do të sfidohen skuadra me shumë yje në radhët e tyre.

Kampioni actual evropian, Real Madrid do të ndeshjet me gjigantin holandez Ajax, ndërsa Barcelona me Lyonin.

Në bazë të formës aktuale e po ashtu edhe për lojën që e aplikojnë tradicionalisht, ndeshjet ndërmjet Tottenhamit e Borussia Dortmundit janë spektakçl I garantuar.

Punë pak më të lehtë, së paku në letër, pritet të ketë Manchester City që do të përblallet me Schalken.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 12-13 shkurt të vitit të ardhshëm.

 

Çiftet e çerekfinales:

Schalke – Manchester City

Atletico Madrid – Juventus

Manchester United – PSG

Tottenham – Borussia Dortmund

Lyon – Barcelona

Roma – Porto

Ajax – Real Madrid

Liverpool – Bayern Munich