Suedia heq paralajmërimin e udhëtimit për katër vende europiane

0
70

Suedia do të heqë paralajmërimin e udhëtimit për katër vende europiane, i vënë gjatë epidemisë së COVID-19, njoftoi sot Ministria e Jashtme.

Danimarka, Norvegjia, Republika Çeke dhe Zvicra, nga e enjtja, do t’i bashkohen listës së vendeve të tjera europiane, drejt të cilave është lejuar udhëtimi jothelbësor që nga fillimi i këtij muaji.

Rekomandimi i Ministrisë së Jashtme për të shmangur udhëtimet jothelbësore në shumë vende të tjera të Europës, në zonën e lëvizjes së lirë të Shengenit dhe në Zonën Ekonomike Europiane (EEA), si edhe në Britaninë e Madhe, u zgjat deri më 12 gusht.