Suedia do paguajë gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat

0
57

Gjyshet janë simbol i përkujdesit dhe dashurisë për të gjithë.

Thuajse secili nga ne e kujtojmë gjyshen tonë me shumë dashuri, pikërisht për këtë arsye. Në shumë familje, gjyshet janë ato që kujdesen për fëmijët gjatë kohës që prindërit janë në punë.

E për këtë arsye, Suedia ka vendosur t’i shpërblejë.

Qeveria suedeze ka aplikuar një program pilot që parashikon pagesën e një rroge për gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre nga e hëna në të premte. Qëllimi i këtij programi është për të përmirësuar nivelin e punësimit në vend.

Mendohet se rroga bazë do jetë rreth 700 euro dhe flitet edhe për një përfitim ekstra, afërsisht 100 euro, për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi./27/oxygen