Subvencionohen 18 federata të sportit

0
80

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi edhe me 18 federata tjera sportive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në mbi një milion euro, përcjell OxygenPress.

“Sipas memorandumeve të nënshkruara, Federata e Atletikës mbështetet me 101465 euro, Federata e Autosporteve me 37812 euro, Federata e Karatesë me 172 mijë euro, Federata e Boullingut 42048 euro, Federata e Aeronautikës me 37128 euro, Federata e Mundjes me 57468 euro, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit me 46692 euro.

Federata e Peshëngritjes me 43644 euro, Federata e Shigjetarisë me 49032 euro, Federata e Taekwondos me 53112 euro, Federata e Bjeshkatarisë Alpiniste me 19688 euro, Federata e Gjimnastikës me 52428 euro, Federata e Punëtorëve Sportiv 16704 euro, Federata e Shenjëtarisë me 49116 euro, Federata e Tenisit me 59484 euro, Federata e Boksit me 55716 euro, Federata e Notit me 86537 euro, dhe Federata e Sporteve Universitare me 22856 euro”, njofton MKRS.

Ministri Kujtim Gashi tha se përkrahja e MKRS-së për federatat iu mundëson atyre të kenë mundësi të realizojnë objektivat dhe planet e tyre për vitin 2019.

“Me këto memorandume krijohen lehtësira për federatat në mënyrë që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe të realizojnë aktivitetet e planifikuara në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës”, ka thënë Gashi./OxygenPress.info