Suarez vazhdon “agjërimin”

0
31

Luis Suarez po vuan për të shënuar  jashtë “Camp Nou” në ndeshjet në  Evropë.

Pavarësisht se luajti shumë mirë ndaj Interit, ai nuk shënoi. Pas kësaj ndeshjeje, shifra e minutave të sulmuesit pa shënuar në gol në udhëtim në Champions ka arritur 1.417.

“El Pistolero” i pati disa raste në ndeshjen me Interin, por nuk e konkretizoi asnjërën prej tyre. Pa Messin, 31- vjeçari ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit, por të gjitha brenda Spanjës. Golin  e fundit në udhëtim, në garat evropiane e ka shënuar më16 shtator të vitit 2015.

Në total kanë kaluar 1.151 ditë nga hera e fundit që ai festoi një gol jashtë Barcelonës në Champions, dhe ishte pikërisht një gol në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Romës. Prej atij momenti, kanë kaluar plotë 1.417 minuta ose 15 ndeshje.

Në shumicën e ndeshjeve ai ka pasur raste të mira, ka qëlluar shtyllën e tërthorësen, por nuk ka shënuar./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu