Studimi që ju jep përgjigje se pse jeni gjithmonë me vonesë për në punë

0
323

Ka njerëz që nuk janë kurrë në kohë.

Një rezultat i fundit i një dokumenti shkencor zbulon se tiparet që tentojnë të vonojnë njerëzit janë tiparet e njëjta që mund t’i ndihmojnë ata të jetojnë më gjatë në jetë dhe të kenë një jetë më produktive.

Shkenca ka treguar se stresi është tepër negativ për shëndetin e përgjithshëm. Njerëzit që janë vonë shpesh ndihen më pak të stresuar, janë indiferentë ndaj afateve dhe përgjithësisht më të relaksuar.

Kjo mund të çojë në uljen e presionit të gjakut, zvogëlimin e rreziqeve të sëmundjeve të zemrës, përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, zvogëlimin e rrezikut të atakut kardiak dhe më pak gjasa për t’u prekur nga depresioni, gjë që mund të zgjasë jetën.

Sipas hulumtuesve në Shkollën Mjekësore të Harvardit, “hulumtimi na tregon se një pikëpamje optimiste në fazat e hershme të jetës mund të parashikojë shëndet më të mirë dhe norma më të ulëta të vdekshmërisë gjatë periudhave 15-40 vjeç“.

Optimizmi gjithashtu mund të ndikojë në produktivitetin dhe suksesin. Një studim midis shitësve zbuloi se optimistët shitën 88% më shumë se homologët e tyre pesimistë. Ata punuan më mirë sepse ata kanë një perspektivë më të mirë.

Në të njëjtën mënyrë, disa njerëz me vonesë kronike janë perfektionistë që nuk mund të largohen nga shtëpia derisa pjatalarësja të jetë e zbrazët dhe rrobat janë të palosura.

Është ai lloj i personit që nuk pushon dhe, për aq shumë detaje që duhet të observojë, përfundon duke u vonuar. Një arsye tjetër pse personi mund të jetë përjetësisht me vonesë në orare është se ai thjesht përfshihet në një aktivitet tjetër dhe humbet sensin e kohës.

Të jesh i pasionuar për një gjë të caktuar mund të përkthehet në sukses afatgjatë, që do të thotë se njerëzit që janë gjithnjë me vonesë mund të jenë shumë të suksesshëm.

Udhëheqësit e korporatave si Steve Jobs, Oprah Winfrey, Warren Buffett dhe Jeff Bezos gjithmonë kanë insistuar që të jesh me të vërtetë i pasionuar për punën e tyre është sekreti i suksesit. Pra, herën tjetër kur dikush është vonë, pyeti ata se me çfarë po merreshin, pasi kjo do të zbulojë shumë për ta.

Së fundi, është e rëndësishme të kuptojmë se për disa njerëz vonesa nuk është tërësisht faji i tyre, sepse ata mund të kenë një sens krejtësisht tjetër të kohës sesa tuajin.