Studentët e UP-së protestë para BE-së në Kosovë

0
55

Për shkak të mos liberalizimit të vizave, studentët e Universitetit të Prishtinës të hënën do të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë.

“Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.

Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.

“Pas plotësimit të 95 kritereve për liberalizim të vizave, kërkesa jonë për liberalizim ende nuk u realizua, madje si një ndër kriteret më të rëndësishme u caktua votimi pro demarkacionit me Malin e Zi, votimi i cili iu imponua deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga zyrtarë të lartë të BE-së. Po ashtu do t’i bëjmë një dhuratë simbolike zonjës Mogherini një kuti të votimit me pasaportat tona të pavlera si një shenjë për izolimin që po i bën shtetit tonë Kosovës”, kanë shtuar ata./OxygenPress.info