STREHIMORJA PËR GRA DHE FËMIJË BËHET ME HAPËSIRA TË REJA!

0
106

Nga Dren Kukaj

Jam shumë i lumtur që sot në praninë e Kryetarit Shpend Ahmeti i përuruam hapësirat e renovuara të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. Para më shumë se një viti hapësirat e kësaj qendre kanë qenë jashtëzakonisht të vjetruara e me probleme të shumta e bazike infrastrukturore krahas problemeve financiare me të cilat ballafaqohej kjo qendër.
E sot falë Platformës për Mirëqenie Sociale Prishtina e Secilit e kemi një situatë krejt tjetër. Strehimorja gëzon hapësira të renovuara tërësisht dhe gjithashtu e gëzon mbështetjen më të madhe financiare të marrë ndonjëherë nga Komuna e Prishtinës dhe për pasojë viktimat e dhumës në familje do marrin një shërbim shumë më të dinjitetshëm.
Urime Zanës dhe gjithë stafit të palodhshëm të Strehimores si dhe shumë faleminderit për të gjithë ekipën e arkitektëve dhe punëtorëve të Komunës për punën e realizuar në këto hapësira, e gjithashtu faleminderit asambleistëve Mimoza Sylejmanit dhe Genc Sherifit që ishin sot të pranishëm.
Prishtina është e secilit! ♥️