Strategjia e rinisë sipas kërkesave dhe nevojave të të rinjve

0
133

Është mbajtur dëgjim publik në Prishtinë, lidhur me draftin e Strategjisë së Rinisë 2019-2023, përcjell OxygenPress.

Strategjia për Rininë 2019 – 2023 përfshirë planin e veprimit, është një strategji gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të rinjtë.

Ajo ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 – 24 vjeç, duke përfshirë të gjitha palët e interesit si nga sektori qeveritar ashtu edhe nga ai joqeveritar. Strategjia gjithashtu synon të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore, njofton MKRS.

Aty mori pjesë edhe ministri i Kulturës Kujtim Gashi i cili tha se përmes strattegjisë orientojnë politikat rinore.

“Kjo politikë rinore fillon me përcaktim të hollësishëm të situatës së rinisë kosovare që nga prezantimi i qëndrimit të të rinjve në “thirrjen për të bërë ndryshime”, duke përfshirë rritjen e pjesëmarrjes në vendim marrje dhe në jetën publike, pjesëmarrjen në edukimin jo formal dhe informal, në punësueshmëri, edukim dhe promovim shëndetësor, në kulturë, sport dhe rekreacion”, th Gashi.

Ai shtoi se qëllimi kryesor i gjithë këtyre temave është ideja e përafrimit të të rinjve kosovarë me parimet dhe praktikat më të mira evropiane, në veçanti me nevojat që i ka rinia në vendin tonë.

Temat që i përfshin strategjia kanë të inkorporuar përfshirjen sociale (gjinia, etnia, rinia rurale/urbane dhe grupet tjera të margjinalizuara) si qasje e përgjithshme që do të merret parasysh gjatë implementimit të aktiviteteve të planifikuara.

Ky dokument e ka të paraparë edhe planin e veprimit i cili është i planifikuar me buxhetin e vitit 2019./OxygenPress.info