Stephanie Frappard, gjyqtarja e parë femër që ndan drejtësinë në Champions League

0
39

Për herë të parë në histori një gjyqtare femër ka ndarë drejtësi në një ndeshje në Champions League.

Stephanie Frappard, ka gjykuar në ndeshjen Juventus-Dinamo Kyiv duke shkruar historinë.

Francezja kishte vendosur “rekorde” të tjera: ishte bërë femra e parë që arbitroi në Ligën Franceze.

37-vjeçarja drejtoi edhe finalen e Superkupës së Europës 2019 midis Liverpoolit dhe Chelsea-t, ndërsa tetorin e kaluar bëri debutimin e saj në Europa League.