Stafi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë po punojnë nga 20 orë në ditë

0
56

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka bërë të ditur se procedura e testimit është e garantuar për secilin qytetar që ka indikacione epidemiologjike – duke përfshirë edhe deputëtët e Kuvendit.

Me këtë rast ai e ka lavdëruar stafin e IKSHPK-së duke thënë se ata punojnë nga 20 orë në ditë, kështu duke iu shërbyer qytetarëve.

“Sa i përket çështjes së testimit, janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike – duke përfshirë edhe deputetët e Kuvendit. Të gjitha ata që kanë nevojë, do të testohen sipas rregullave në fuqi”.

“IKSHPK vlerëson situatën në tërë territorin e Kosovës. Në bazë të këtij obligimi ne do të ndërmarrim masa që janë në përputhje me situatën”.

“Deri sot, IKSHPK asnjëherë nuk i është shmangur asnjë rekomandimi dhe është duke punuar nga 20 orë në ditë pa ndërrime. Duhet të keni besim dhe mos ta ngarkoni me ngarkesë psikike prej fillimit të pandemisë”.

“Këta njerëz janë duke punuar mbi kapacitetet njerëzore pa asnjë ditë pushimi”.

“Po i lirojmë masat me një kusht që ju t’i respektoni ato. Nëse ju nuk i bëni këto, kështu jeni duke rrezikuar jetët e njerëzve dhe këtë nuk ka të drejtë ta bëjë askush”.