Stadiumi kombëtar në Drenas do të jetë i gatshëm deri në korrik

0
108

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  ka bërë të ditur se projekti për stadiumin Kombëtar në Drenas do të jetë i gatshëm deri në muajin korrik,  si dhe stadiumi ‘Adem Jashari’ nga kategoria II në IV.

Ai theksoi rritjen e buxhetit për këtë vit për të gjitha institucionet e kulturës, me theks të veçantë për filmin.

“Kosova për herë të parë është paraqitur me një film të financuar nga shteti në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë, në Berlinale, filmi ‘Në Mes’ i regjisorit prizrenas Samir Karahoda”, tha ministri Gashi.