Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

0
403

Federata e Futbollit të Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës, në takimin e fundit kanë diskutuar për mundësinë e rritjes së kapacitetit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tashmë, janë bërë të ditura edhe planet e ndërtimit në stadiumin në fjalë, i cili do të përbëhet nga tri faza.

  • Do të zgjerohet tribuna në lindje
  • Do të demolohet tribuna në jug – dhe do të ndërtohet një e re afër fushës
  • Do të demolohet tribuna në veri – dhe do të ndërtohet një e re me kapacitet më të lartë.