“Spaska qenë e shkrume”, duet nga Vesa Luma dhe Denik Prizreni

0
193

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është kthyer me një projekt muzikor mjaft të veçantë.

Ajo ka realizuar një duet të ri me Denik Prizrenin, baladë.

“S’paska qenë e shkrume” titullohet kjo këngë, e cila i dedikohet dashurisë së humbur.

Dyshja tashmë kanë publikuar këngën.

Xhirimet janë kryer në disa lokacione natyrore, ndërsa këngëtarja Luma ka bërë të ditur se do të realizojë edhe një tjetër këngë solo.

Teksti është nga Big Basta, muzika dhe orkestrimi nga Ilir Tolaj, ndësra mix & master nga Florent Boshnjaku. Bouzouki nga Astrit Stafa.