Spahiu: Nuk ditëm t’i dalim zot historisë sonë, serbët përvetësuan lahutën e Malsisë

0
64

Juristja Arjeta Spahiu ka vlerësuar se për shkak se nuk dijmë t’i dalim zot historisë sonë, serbët kanë përvetësuar lahutën e Malsisë. E sipas saj, nuk janë këto tentimet e vetme

“Ka tentime ta përvetsojnë edhe Nënë Terezën që ka emër e mbiemër kryekëput Shqip, e gjithashtu edhe Gjergj Kastriotin si figurë kolosale e kombit, sepse disa nuk dijnë të dallojnë fenë dhe kombin. Emri Maqedon është emër i fisit Ilir, e në shtetin e Maqedonisë së Veriut, Shqipëtarët janë ata qe duhet të mburren me këtë emër, por kjo nuk po ndodhë sepse njerëzit e zhytur në seriale televizive nuk kanë kohë të lexojnë histori”, ka shkruar Spahiu.

“T’i dalim Zot emrit të lashtë ilir maqedon”, pason tutje shkrimi i saj. Spahiu thotë se në të kundërtën e mohojmë një pjesë të historisë sonë.

 “I rrespektoj të gjitha nacionalitetet pa dallim që jetojnë në Maqedoni sepse nuk vuaj nga nacionalizmi irracional, mirëpo mbi të gjitha e rrespektoj historinë e popullit tim dhe më vjen mirë që nacionalitetet tjera në Maqedoni kanë akceptu emrin e lashtë Iliro-Pellazg siç është ajo e fist Ilir-Maqedon”, ka shtuar ajo.

Ajo tutje ka thënë se së shpejti pritet që të hyjmë në NATO dhe Evropë, e si të tillë shqiptarët si maqedon autokton në Maqedoninë e Veriut, duhet të kenë njohuri historike aq që të mos refuzojnë prejardhjen prej fisit ilir maqedon.