“Space X” dështon në lansimin e raketës, rrëzohet anija kozmike e gjatë 50 metra

0
73

Ka dështuar testi më i fundit i anijes kozmike Starship, i prodhuar nga kompania amerikane Space X.

Anija e tipit SN11 u lëshua 10 kilometra në ajër në strukturën e testimit SpaceX në Boca Chica, Texas gjatë ditës së sotme.

I tërë ambienti u mbush me tym ndërsa anija kozmike bëri zhurmë të madhe.

Vetëm dy minuta pas nisjes, njëri nga motorët u dogj, duke funksionuar vetëm dy të tjerët.

Pas një minutë e gjysmë, ajo u fik edhe një motor tjetër dhe anija mbeti në ajër vetëm me një prej motorëve raptor.

Për të mos mjaftuar të gjitha këto, pasi u ngjit disa metra nga toka, anija bëri një rrotullim 90 gradë dhe u rrëzua në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Pasi arriti në pikën e saj më të lartë, anija kozmike e gjatë rreth 50 metra u rrotullua 90 gradë dhe u rrëzua në tokë. Pasi ra në tokë, anija që kushton miliona dollarë nuk i ndezi motorët për një kohë të gjatë.