Sot vranësira, fundjava më ngrohtë

Në ditët e fundjavës fusha më stabile dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të favorizojnë kushte për mot më të ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell.

Sot do të ketë vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.

Në fundjavë mot i ngrohtë. Të shtunën kryesisht me diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Të hënën paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vranësirave, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 10C, ndërsa ato maksimale nesër do të zbresin deri në 13C, e në fundjavë do të rriten deri në 23C.

Do të fryj erë mesatare nga verilindja 3-5m/s, e në fundjavë nga jugu dhe perëndimi 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet nën vlera normale.