Sot shënohet Dita Botërore e Ushqimit

0
510

Mbi 150 vende të botës shënojnë sot më 16 tetor Ditën Botërore të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në vitin 1945.

Kjo ditë shënohet qysh në vitin 1981 dhe synon të sensibilizojë politik-bërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin e individit.

Sipas shifrave të OKB-së, uria në botë është zvogëluar nga 18.6 përqind në vitin 1992, në 10.9 përqind më 2014.

Mirëpo, në vitin 2013 mbi 6 milion vetë kishin  vdekur vetëm nga uria dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit. Më shumë se 850 milion vetë në botë nuk kishin  ushqim të mjaftueshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, është përpjekur të përmbushë objektivin e pakësimit në masën 50 për qind brenda vitit 2015 të numrit të personave që preken nga uria në botë.

Prej disa vitesh në këtë datë, edhe Kosova kryen aktivitete sensibilizuese mbi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në popullatë.

Në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës është duke bërë transpozimin e legjislacionit të BE-së rreth sigurisë Ushqimore. Rregulloret e reja përmbajnë kritere të reja për OBU-të.

Mirëpo, në këtë ditë me rëndësi është të përmendet edhe mënyra e të ushqyerit, e që shpesh rezulton në kequshqyerje.

Keq-ushqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij. Kequshqyerja tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël është një faktor kyç themelor jo vetëm për vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore, por ndikon edhe tek zhvillimi fizik dhe mendor në moshë shumë të re. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu