Sot një vit bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

0
163
A health employer checks a Covid-19 coronavirus test in Kozani, on October 16, 2020. - A densely populated northern Greek region went into a new coronavirus lockdown on Friday after scores of new infections this month. The curbs will remain in place until October 29 in the Kozani region, home to some 150,000 inhabitants, Greece's public protection agency said. (Photo by Sakis MITROLIDIS / AFP)

Rasti më i hershëm me Covid-19 është zbuluar më 17 nëntor, disa javë para se autoritetet të vërtetojnë virusin e ri sipas mediave kineze.

Rasti i parë i dikujt të prekur Covid-19 mund të gjurmohet tek data 17 nëntor 2019, sipas raportimit të mediave nga të dhëna të publikuara të qeverisë kineze.

Raporti në median ‘South China Morning Post’ thotë se autoritetet kineze kanë identifikuar së paku 266 njerëz që janë prekur nga virusi vitin e kaluar të cilët u shtrinë për kujdes shëndetësor, dhe rasti më i hershëm ishte 17 nëntori, disa javë para se autoritetet të njoftojnë emergjencën e virusit të ri.

Qeveria kineze ishte gjerësisht e kritikuar mbi përpjekjet për të mbuluar shpërthimin në javët e hershme, përfshirë edhe goditjet mbi mjekët të cilët u përpoqën të paralajmërojnë kolegët rreth virusit të ri Sars i cili ishte duke dalë në qytet e Wuhan’it të provincës Hubei, shkruan The Guardian.

Të dhënat e medias kineze, të cilat The Guardian thotë se nuk ka mundur t’i verifikojë, thonë se një 55 vjeçar nga province Hubei mund të ishte personi i parë I prekur me Covid-19. Pas një muaji pas kësaj date ishin pesë raste të reja të raportuara çdo ditë, thotë raporti, dhe më 20 dhjetor janë konfirmuar 60 raste./ KultPlus.com