Sot me diell, dy ditët e ardhshme me shi

0
33

Fusha të presionit të ulët do të mbesin prezente mbi rajon edhe gjatë kësaj jave, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu.

Ditën e martë dhe mërkurë, fusha të presionit të lartë nga Mesdheu janë shtrirë mbi rajon, ku përkohësisht, kanë sjellur mot më stabil, të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

Mirëpo, nga dita e enjte sërish priten mundësi për reshje lokale shiu, që do të fillojnë nga orët e pasdites, e kohëpaskohe mund të vazhdojnë edhe ditën e premte.

22.05 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

23.05-24.05 – Të enjten, paradite kryesisht me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. DItën e premte, kryesisht me vransira, kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu, që pasdite do të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 8C deri në 10C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimi 4-13m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale.