Sot hapet edicioni i dhjetë jubilar i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale ETNO FEST

Sot hapet edicioni i dhjetë jubilar i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale ETNO FEST i cili do të zgjasë tri ditë: nga data 25-27 shtator.
Meqenëse ky edicion po mbahet në kushte pandemie, ftojmë publikun tonë që të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse tashmë të njohura.
Ju mirëpresim si gjithmonë në etnokompleksin e veçantë edhe më të pasuruar këtë vit, në fshatin Kukaj.
Ky është programi për ditën e parë:
DITA E PARË
E PREMTE, 25 SHTATOR
17:00
SKENA E MADHE
Hapja solemne e Etno Fest 2020
Mysafirë:
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit
Vjosa Osmani – Kryetare e Parlamentit të Republikës së Kosovës
17:30 – 19:30
HAPJA E EKSPOZITAVE
Ekspozitë e pikturave të Esat Vallës
Ekspozitë atelje e piktorit Besnik Xhemaili
Ekspozitë e përbashkët e Shqipe Kamberit, Mjellma Gorancit dhe Blerta Surroit
“Quo Vadis” – Ekspozitë e pikturave të Adriana Marku – Sedaj.
“Balerinat” – Ekspozitë e pikturave dhe skulpturave të Sabri Behramajt
“Centenarian” – ekspozitë e fotografive të Samir Karahodës.
“Gratë e një kohe tjetër” – ekspozitë e fotografive të Muhamet Sadriut
“Artefakte” – ekspozitë nga Shemsi Krasniqi
Ekspozitë e etno eksponateve e koleksionit të Muzeut Etnografik në Kukaj
“Gruaja e Hasit” – ekspozitë etnografike e Lajde Kolxherajt. Shpjegime për veshjen hasjane nga etnografi Nexhat Çoçaj.
Rite e valle nga Etno ansambli “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit
18:00 – 19:15
FemArt në Etno Fest
“ Hollocaust” – ekspozitë e pikturave të Mirjeta Çehajës
“GJUETARËT E ARTEMIDES” performancë skenike nga Zana Hoxha – Premierë që do të mbahet në pikën më të lartë të fshatit, te Lisi Trenjak, e cila përfundon me perëndimin e diellit.
Tereza Hajdaraj: Gruaja që pjekë raki në kazana tradicional.
-GRUAJA E THEMELEVE – performancë skenike me balerinën Vjollca Llugiqi me përcjellje vokale të Elikonë Hysajt
19:30 – 20:00
FILMA DOKUMENTAR
“Rrëfim për lahutarët e fundit” nga Donika Dabishevci, regjisor Arber Murturi
20:30
ETNO NEJA
“Melodia e vjetër” me Nezafete Shalën